Spikere lajmesh te Ora News? Flet për herë të parë Sonila Meço

Publikuar tek: aktualitet, më 11:10 22-07-2017 Spikere lajmesh te Ora News? Flet për herë të parë Sonila Meço

Shumë u shkrua ditën e djeshme se gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço do të  rikthehej në ekran si pjesë e televizionit Ora News.

Disa medie online shkruajtën se moderatorja do fillonte punë në shtator si spikere lajmesh.

Por vetë Sonila Meço përgënjeshtron lajmin.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, s’di si ka lindur kjo fantazi, kush e ka ushqyer me ‘dëshirë’.”, shprehet ajo. Më pas Sonila vazhdon: “Më ka kapur krejt në befasi dhe e vetmja gjë e mirë është se u bënë të gjallë miq qe nuk i dëgjoja prej kohësh”, është shprehur gazetarja për IMAlbania.com.

E pyetur se a do të jetë në ekran sezonin televiziv 2017-2018, Sonila siguron se  nuk ka hequr dorë nga televizioni, dhe se do të rikthehet në një moment të caktuar: “Unë nuk kam ikur përfundimisht nga ekrani, kete ua siguroj. Mora pauze të domosdoshme nga ekrani dhe do ta çoj deri në fund. Kur të ndjej momentin patjetër do te rikthehem!”-përfundon ajo në prenoncimin ekskluziv për IMA.

Sonila Meço është larguar nga ekrani për një pushim, që nga mbyllja e Agon Channel ku përveç moderimit ajo ishte edhe drejtoreshë e departamentit të informacionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070269107818604
array(1) { ["section"]=> string(67) "spikere-lajmesh-te-ora-news-flet-per-here-te-pare-sonila-meco-86970" }