Spiropali- Berishës: Të ka ngecur sharra në gozhdë, do ta marrim vesh tamam në 30 qershor

Publikuar tek: politike, më 16:46 24-05-2019 Spiropali- Berishës: Të ka ngecur sharra në gozhdë, do ta marrim vesh tamam në 30 qershor

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali  ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se nuk do të lejohen zgjedhjet e 30 qershorit.

Ajo thotë se Berisha i tregoi shqiptarëve pse me 30 qershor duhet mbyllur puseta që ka qelbur politikën shqiptare për 30 vite.

Sipas Spiropalit, një deklaratë shtypi e një grupi njerëzish vullnetmirë në partine simotër të PD-së në CDU/CSU, që duan të ndihmojnë Shqipërinë, keqpërdoret si vendim i parlamentit gjerman për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Spiropali më tej thekson se koha për Dialog po mbaron dhe fushata e zgjedhjeve është pak ditë larg.

Pjesë nga deklarata e Spiropalit:

Mbrëmë shqiptarët panë fytyrën e degradimit më të skajshëm të politikës së 30 vjeteve dhe dëgjuan gojën më të shqyer të asaj politike! Ish-President i Republikes, ish-kryeministër i Shqipërisë, ish kryetar i Partisë Demokratike për cerek shekulli dhe lider sot e gjithë ditën i opozitës me histerike që Shqipëria ka njohur, Sali Berisha mbrëmë u tregoi shqiptarëve më mirë se sa çdo ta bënim të gjithë ne, pse në 30 qershor duhet mbyllur njëherë e mirë puseta që ka qelbur politikën shqiptare për 30 vjet me radhë; pse nuk duhet të lejohet në asnjë mënyre që Kushtetuta të bëhet lodra e partive politike; pse nuk duhet te pranohet në asnjë mënyrë që anormaliteti i mëndjes se Sali Berishës të vazhdojë të trajtohet si normalitet, në emër të mirëkuptimit me ata që s’duan të kuptojnë!

Pa pikën e turpit dje dhe sot, një deklaratë shtypi e një grupi njerëzish vullnetmirë në partine simotër të PD-së në CDU/CSU, që duan të ndihmojnë Shqipërinë, keqpërdoret si vendim i parlamentit gjerman për të shtyrë datën e zgjedhjeve!

Ndërkohë që ata miq të Shqipërise dhe partnere politike të PD, kryfjalën e tyre e kanë prej ditësh dialog pa kushte dhe ndërkohë që kryeministri ka tre ditë rresht që publikon me shkrim, ftesën për Dialog pa Kushte, Saliu dhe të paudhët e tij u bien të njëjtave daulle lufte frontale, duke bërë sikur ajo kryefjalë nuk ekziston!

Që këta janë tallur me shqiptarët sa kanë dashur dhe kanë bërë rëndom si kanë dashur me Shqipërinë, kjo dihet! Por që sot sharra e tyre ka ngecur përfundimisht në gozhdë dhe o duhet ta braktisin sharrën bashkë me politikën e shantazhit e të dhunës, o s’ka asnjë të ardhme për ta, ketë mesa duket do ta marrin vesh tamam tamam vetëm në 30 qershor!

Koha për Dialog po mbaron dhe fushata e zgjedhjeve është pak ditë larg. Si të duan! Ne jemi edhe për pak ditë në dispozicion të dialogut. Ndërsa kush nuk e ka kuptuar akoma pse duhen bërë zgjedhjet në 30 qershor, le të rishohë shfaqjen e marrosjes së Saliut mbrëmë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.2749359607697
array(1) { ["section"]=> string(93) "spiropali-berishes-te-ka-ngecur-sharra-ne-gozhde-do-ta-marrim-vesh-tamam-ne-30-qershor-165568" }