Spiropali fotografohet mes ambasadorëve të huaj: Mirënjohje që na ndihmuan në orët tona më të vështira

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 12-12-2019 Spiropali fotografohet mes ambasadorëve të huaj: Mirënjohje që na ndihmuan në orët tona më të vështira

Pasditen e djeshme është organizuar mbrëmja tradicionale për festat e fundvitit me ambasadorët e huaj në vendin tonë, ku kryeministri Edi Rama ka ndarë medaljen në shenjë simboli për ndihmën e ofruar pas tërmetit.

Pjesëmarrëse ka qenë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila pak më parë ka publikuar në ‘Facebook’ disa foto, ku shfaqet duke biseduar me ambasadorët.

Spiropali i ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e kahershme që i kanë dhënë vendit tonë në orët më të vështira.

‘Me miqtë tanë ambasadorë në Shqipëri, për t'i shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e kahershme që vendet e tyre na kanë dhënë në orë të mira & ndihmuar aq sa s'bëhet në orët tona më të vështira’, shkruan ajo.

Kujtojmë që me medalje janë vlerësuar Forcat e Sigurisë së Kosovës, te ekipet e shpëtimit të Greqisë, Rumanisë, Izraelit, Italisë, Serbisë, Francës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Turqisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'SHBA jep 2 mln dollarë që SPAK të jetë i pavarur', Ambasada Amerikane poston VIDEON: Ja si do të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar
IMPIANTET FOTOVOLTAIKË/ Brenda 3 muajve qeveria ndryshon strategjinë kombëtare! Balluku, ç’thotë tani, s’thotë pastaj... »
Article Logic
Execution time: 0.01294207572937
array(1) { ["section"]=> string(108) "spiropali-fotografohet-mes-ambasadoreve-te-huaj-mirenjohje-qe-na-ndihmuan-ne-oret-tona-me-te-veshtira-189169" }