Spiropali 'i jep zemër' opozitës së re: Mos ua bëjë syri tërr, jeni shumë më produktiv se ata që ikën

Publikuar tek: politike, më 14:41 18-04-2019 Spiropali 'i jep zemër' opozitës së re: Mos ua bëjë syri tërr, jeni shumë më produktiv se ata që ikën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend nuk hezitoi të inkurajojë deputetët e opozitës së re.

Spiropali u shpreh se kontributi i tyre i treguar deri më tani është shumë herë më produktiv se ai i opozitës që u largua.

"Sot ata nuk janë, por jeni ju të dashur kolegë që zgjodhët të pranonit mandatin. Prandaj mos ua bëjë syri tërr dhe mos keni asnjë gajle se deputetët që kanë qenë këtu nuk kanë patur produktin që keni ju në pak ditë. Debatet tuaja këtu, propozimet tuaja këtu janë më shumë se të gjitha debatet që ata patën këtu, të cilat ishin një llogore fyerjesh e sharjesh dhe një përbaltjeje e paskrukupullt për Shqipërinë", tha Spiropali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028719902038574
array(1) { ["section"]=> string(104) "spiropali-i-jep-zemer-opozites-se-re-mos-ua-beje-syri-terr-jeni-shume-me-produktiv-se-ata-qe-iken-160929" }