Spiropali ironizon Bashën: Të ka ngecur sharra në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene

Publikuar tek: politike, më 15:53 27-10-2020 Spiropali ironizon Bashën: Të ka ngecur sharra në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha për qëndrimin e tij ndaj rikthimit në politikë të Jozefina Topallit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se taksirati i Bashës me Topallin nuk është hall elektoral. Më tej ajo shprehet se sharra e Lulit ka ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene.

“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.

Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.

Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene. Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet”, shkruan Spiropali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodi Zgjedhor në Venecia, Balla: E mirëpresim opinionin e tyre, por do adresohet pas 25 prillit. Meta do të pengojë zgjedhjet
Presidenca i bën thirrje Ballës: Reflektoni dhe thellohuni deri të enjten, boll morët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.012184858322144
array(1) { ["section"]=> string(106) "spiropali-ironizon-bashen-te-ka-ngecur-sharra-ne-gozhden-e-shkollimit-te-jozefines-si-matematiciene-225372" }