Spiropali komenton PËRGJIMET: Çorbë e gatuar nga shërbëtorë të BERISHËS e të shkarkuar nga Vettingu. Dosjet janë nxjerrë jashtë vendit me ndihmën e PD

Publikuar tek: politike, më 21:50 17-06-2019 Spiropali komenton PËRGJIMET: Çorbë e gatuar nga shërbëtorë të BERISHËS e të shkarkuar nga Vettingu. Dosjet janë nxjerrë jashtë vendit me ndihmën e PD

Ministrja Elisa Spiropali i quan përgjimet e Bild të publikuara pasditen e sotme si çorbë e gatuar nga shërbëtorë të Sali Berishës në sistemin e drejtësisë dhe që janë shkarkuar nga vettingu.

Spiropali tha se dosjet janë mbajtur për më shumë se tre vite në tavolinë nga prokurorët e lidhur me Berishën për shanztazh ose për të rifituar pozicionet e tyre. Ministrja shtoi se PS nuk ndjenë përgjegjësi morale dhe politike pse dy prokurorë të pamoralshëm janë shërbëtorë të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

'Një corbë e gatuar nga disa shërbëtor të Sali Berishës në shtet. Të filtruar dhe të shkarkuar nga vetingu. Këto përgjime i kanë mbajtur si shantazh dhe nuk i kanë përdorur për të bërë drejtësi. Në këto 3.5 vite i kanë përdorur përgjimet si dosje në tavolinë për të shantazhuar ose për të rifituar pozicionet e tyre. Ose më vonë për ti nxjerrë në mediat jashtë vendit me ndihmën e PD.

Ju i dëgjuat, edhe në i dëgjuam përgjimet. Nuk jemi prokuror apo gjykatës. Jo më kot përgjimet janë indicje për hetim. Është detyrë e prokurorëve të shohin nëse përbën vepër penale. Por nxjerrja e sekretit hetimor nuk mund të përdoret për të shantazhuar figura të larta shtetërore. Këto dosje nuk mund të deformohen apo shtohen për të helmuar shqiptarët. Në atë kohë zoti Keshi nuk ka qenë i punësura. Kryeministri në bisedën e tij është i qartë.

Të ndjejmë në përgjegjësi politike apo morale se dy prokurorë të pamoralshëm kanë vendosur të jenë shërbëtor të Saliut dhe Bashës? Të ndjejmë ne përgjegjësinë se në ato dosje shkruhet se është drejtues i lartë i qeverisë ndërkohë që është drejtues i PS në Maqellarë? Të ndjejmë ne përgjegjësi se ajo bisedë është bërë një ditë pasi Flamur Noka me një grup horrash kanë dhunuar një person?', tha Elisa Spiropali në emisionin Open me Eni Vasilin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13822102546692
array(1) { ["section"]=> string(155) "spiropali-komenton-pergjimet-corbe-e-gatuar-nga-sherbetore-te-berishes-e-te-shkarkuar-nga-vettingu-dosjet-jane-nxjerre-jashte-vendit-me-ndihmen-e-pd-168626" }