Spiropali: Meta, pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 16:31 03-09-2019 Spiropali: Meta, pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë Elisa Spiropali

Ministrja socialsite Elisa Spiropali thotë se përgjegjësia për çështjen e kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Valdrin Pjetri i cili rezultoi i dënuar në Itali, i takon vetëm atij.

Spiropali në “News24” tha se nuk është kryetari i Partisë Socialiste ai që vendos i vetëm për kandidatët, por një proces i tërë. Megjithatë ajo përjashtoi mundësinë që brenda këtij procesi të ketë mekanizma që të zbulojnë të shkuarën kriminale të kandidatëve.

Spiropali tha se PS insiston që të bëjë ndryshime në ligj për sa i përket kësaj çështje.

"Nuk është kryetari i PS ai i cili vendos i vetëm për kandidatët, është një proces i tërë që ata kalojnë. Është e pamundur jo vetëm për ne, por për këdo forcë politike të vërtetojë kur ajo nuk faktohet në asnjë dokument apo dëshmi penaliteti. Prandaj ne kërkuam përmes Ballës që të ketë forcime në ligj përpara se partitë të propozojnë kandidatë. Përgjegjësia, në momentin që kërkon të plotësosh një formular është absolutisht personale. Në momentin që ju gënjeni për të dhënat tuaja, përgjegjësia është personale. Ne nuk jemi organe hetimi që të zbulojmë se në moshën 20 vjeçare dikush...por ne kemi vullnetin të bëjmë ndryshimet në ligj, ku ti jepet më shumë kohë organeve për të hetuar. Asnjë nga PS nuk ka patur dijen i për atë çështje të zotit Pjetri në moshën 20 vjeçare", tha Spiropali.

E pyetur nëse ka mazhoranca një emër të ri për zëvendësimin e Metës, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e tij, Spiropali u shpreh se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë. Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast”, ka deklaruar Spiropali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34845399856567
array(1) { ["section"]=> string(73) "spiropali-meta-pjese-e-nje-skenari-per-destabilizimin-e-shqiperise-177193" }