Spiropali: Ngritja e SPAK dhe BKH ka nxjerrë Metën nga binarët

Publikuar tek: politike, më 22:53 19-02-2020 Spiropali: Ngritja e SPAK dhe BKH ka nxjerrë Metën nga binarët Elisa Spiropali

 Ministrja socialiste Elisa Spiropali thotë lëvizjet politike të presidentit Ilir Meta me organizim protestash dhe kërcënim për shpërndarje të parlamentit, janë në vijimësi të sulmeve të tij ndaj Reformës në Drejtësi.

 

Spiropali tha në emisionin “Real Story” se Meta “ka dalë nga binarët” tani që po ngrihen dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë SPAK dhe BKH.

“Presidenti Ilir Meta e ka treguar vijimësisht kundërshtinë e tij ndaj çdo zhvillimi të reformës në drejtësi. Çdo hap që hidhet për reformën në drejtësi has në kundërshtinë e tij. Kur u votua reforma në Parlament, presidenti pati një luhatje dhe sulmoi hapur ambasadorin e SHBA dhe BE. Vazhdojmë me vettingun, kur procesi i vettingut filloi pastrimin nga gjyqtarët dhe prokurorët e padenjë, ishte presidenti që e sulmonte procesin, Ilir Meta se nuk dua ta quaj as presidenti i republikës. Kam qenë një nga të parat që kam kërkuar shkarkimin e tij dhe nuk jam penduar. Ilir Meta zgjodhi jashtë kohe një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, nuk zgjodhi Arta Vorpsin që ishte e para në listën e KED, por zgjodhi një zonjë që njihet për lidhjet me opozitën. Tani që po ngrihet SPAK DHE BKH, ka dalë nga binarët”, u shpreh Spiropali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066039562225342
array(1) { ["section"]=> string(68) "spiropali-ngritja-e-spak-dhe-bkh-ka-nxjerre-meten-nga-binaret-195802" }