Spiropali zbulon për herë të parë gjininë e fëmijës: Ja pse do më ngjajë më shumë mua

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:32 23-10-2019 Spiropali zbulon për herë të parë gjininë e fëmijës: Ja pse do më ngjajë më shumë mua

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali ka treguar për herë të parë se është në pritje të një djali.

Ajo është shprehur se fillimisht dëshira e bashkëshortit ka qenë një tjetër motër për Naltën e tyre 4 vjeçare.

Sa i përket nepsit të shtazënisë, Spiropali u shpreh se gjatë kësaj kohe është shumë e dhënë pas ushqimeve të kripura dhe pikante, duke veçuar turshitë dhe ushqimet që kanë shumë piper.

'Tani, sigurisht që oreksi është më i shtuar, kam shumë neps si të gjitha gratë…Të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave, nuk jam njeri që kam qejf të ha çokollata, jo. Po këto pikantet po, turshitë, ushqimet që kanë piper, këto më shijojnë shumë. Kështu djali do më ngjajë mua, do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit', tha ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020586013793945
array(1) { ["section"]=> string(91) "spiropali-zbulon-per-here-te-pare-gjinine-e-femijes-ja-pse-do-me-ngjaje-me-shume-mua-183228" }