“Spitalet janë tejmbushur, s’ka më vende”, Rama sulmon Bashën: Del Coli e thotë skandale. Kemi dy spitale gati, dhe gjithë ilaçet që ka Amerika

Publikuar tek: politike, më 10:47 20-10-2020 “Spitalet janë tejmbushur, s’ka më vende”, Rama sulmon Bashën: Del Coli e thotë skandale. Kemi dy spitale gati, dhe gjithë ilaçet që ka Amerika Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama sulmon kreun e PD Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit se dy spitalet Covid janë mbushur dhe s’ka më shtretër për të prekurit. Rama i quajti skandale këto deklarata.

“Del ky tjetri, Coli dhe Loli. Kapacitete janë ezauruar. Spitalet janë tejmbushur. Nuk ka vend në spitale. Njerëzit po lihen rrugëve. Ça janë këto. Këto janë skandale morale të pallogaritshme sepse faktikisht sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen. Sot nuk kemi problem kapacitetesh në dy spitalet Covid-19. Kemi ¼ të kapaciteteve bosh. Por mund të mbushen në një kohë të shkurtër”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se dy spitale të tjera Covid janë gati dhe sipas tij s’ka asnjë ilaç që e ka Amerika por nuk nodhet në Shqipëri.

“Janë dy spitale të tjera gati, bashkë me gjithë ekipin gati. Kur të jetë nevoja për tu hapur, do hapen. Por dhe nëse ato kapacitete ezaurohen, ka të tjetra gati, por kjo s’do të thotë që ne luajmë. Vetëm tani që flasim, sot, po instalohen 60 respiratorë plus. S’ka asnjë medikament që përdoret në Amerikë, Francë, Gjermani dhe s’përdoret këtu. S’ka asnji. I kemi ndjekur dhe i ndjekim në kohë reale. Edhe trajtimi me plazmë, u bë në Itali. Menjëherë sollëm këtu mjekët italianë”, shtoi kryeministri.

Në fund, ai e mbylli fjalën me disa fjalë të kancelares gjermane Angela Merkel: Nuk jemi në këtë luftë as vetëm e as të vetmit. Jemi një nga hallkat e një zinxhiri shumë të gjatë shtetesh. E të gjitha shteteve. Jeta që njohim do kthehet thotë kancelarja, por ky është momenti të kujdesemi për njëri-tjetrin, dhe për të afërmit tanë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi “distancohet” nga Lefter Koka: Bëri ndërhyrje në parti për të na MBYLLUR GOJËN, asnjë kompromis me ata që pasurohen në kurriz të popullit
“Dendias të deklarojë adresën dhe 30 euro”, revoltohet IDRIZI: T’i NDALOHET hyrja GREKËVE në Shqipëri, ministri grek s'heq dorë nga 'axhenda' edhe në kohë Covidi »
Article Logic
Execution time: 0.010910987854004
array(1) { ["section"]=> string(143) "spitalet-jane-tejmbushur-s-ka-me-vende-rama-sulmon-bashen-del-coli-e-thote-skandale-kemi-dy-spitale-gati-dhe-gjithe-ilacet-qe-ka-amerika-224418" }