Spitali i Gjirokastrës pa anestezist, pacientët transportohen drejt Fierit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:33 18-02-2015 Spitali i Gjirokastrës pa anestezist, pacientët transportohen drejt Fierit

Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka mbetur pa mjek anestezist duke bllokuar punën në repartin e kirurgjisë, reanimacionit dhe maternitetit.

Kjo qendër spitalore mbulon të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe pacientët që duhet t’i nënshtrohen operacioneve drejtohen për në Spitalin e Fierit, në mënyrë që të marrin shërbimin e nevojshëm.

Kjo situatë ka nxitur edhe reagimin e mjekëve në spitalin e Fierit, të cilët theksojnë rrezikshmërinë që ekziston për pacientët e sëmurë rëndë të udhëtojnë me autoambulancë për 1 orë e gjysmë nga Gjirokastra për në Fier. Ata ankohen edhe për fluksin e papërballueshëm që është krijuar në spital, pasi aty drejtohen të gjithë të sëmurët e qarkut të Fierit dhe së fundmi edhe ata të Gjirokastrës.

Fredi Cuedari është njëri prej mjekëve që ka reaguar për këtë situatë të krijuar në Fier.

“S’na mjaftonte puna e lodhshme duke përballuar gjithë Qarkun Fier me urgjenca mjekësore dhe operacione por na u shtua dhe Gjirokastra, Përmeti dhe  Tepelena . O zot ca behet. Ska mjek anestezist Spitali Rajonal i Gjirokastrës dhe s’do t’ja dijë askush. Si mund të vijë një i sëmurë rëndë nga Gjirokastra në spitalin e Fierit, po traumat? Po një grua shtatzanë që duhet të lindi me operacion? Po një pacient që duhet operuar urgjentisht si mund të udhëtoj me autoambulancë për 1 orë e gjysmë deri sa të vijë në Fier? Zoti qoftë me këta qytetare. Si duket ata që duhet të kujdeseshin për këtë problem janë të zënë me testimin. A e dinë këta sa i rëndësishëm është një mjek anestezist reanimator në një spital? Mungesa e këtij mjeku do të thotë mos të funksionoj gjithë reparti i kirurgjisë, maternitetit dhe reanimacionit, pra gjithe spitali”, shkruan ai në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Laguna e Patokut’’, molla e sherrit mes fisit të deputetit Prenga dhe fisit Cali
Mjeku i njohur Apostol Vaso, ironi në facebook me Ilir Beqajn »
Article Logic
Execution time: 0.01153302192688
array(1) { ["section"]=> string(78) "spitali-i-gjirokastres-pa-anestezist-pacientet-transportohen-drejt-fierit-3765" }