Spitali përfshihet nga flakët, të paktën 37 persona kanë humbur jetën

Publikuar tek: bota, më 19:58 26-01-2018 Spitali përfshihet nga flakët, të paktën 37 persona kanë humbur jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një spital është përfshirë nga flakët dhe kanë vdekur të paktën 37 persona. 

Mësohet nga BBC se zjarri ka rënë gjatë mesnatës në spitalin e quajtur “Sejong”, dhe përveç 37 personave të vdekur, janë dhe 70 pacientë të tjerë që janë plagosur rëndë. Policia është shprehur se ky është zjarri më vdekjeprurës në Korenë e Jugut gjatë dekadës së fundit.

Zjarret në këtë vend janë kthyer në një fenomen shqetësues, kështu që presidenti i vendit Mun Jae-n ka mbledhur në një takim urgjent me strukturat e vendit për të diskutuar masat që do të merren.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit, ndërsa grupet hetimore në vend janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes tronditëse.

Dyshime ka vetëm nëse mund të ketë pasur ndonjë defekt elektrik, edhe pse kjo duket pak e vështirë për një ndërtesë që ka vetëm 10 vite që është ndërtuar.

99769777_000362c1-88e0-4477-812e-6e4a02dfb6de.jpg

99759391_gettyimages-910382486.jpg

99759767_1426498b-a379-424e-893f-935bac06b4d3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01171612739563
array(1) { ["section"]=> string(75) "spitali-perfshihet-nga-flaket-te-pakten-37-persona-kane-humbur-jeten-108062" }