SPIUNLLËKU I ENDRI KAUSHIT

Publikuar tek: pa-stres, më 08:56 18-09-2019 SPIUNLLËKU I ENDRI KAUSHIT Edi Oga

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Fill pas propozimit të Kryeministrit, studenti Endri Kaushi, iu fut punës për të zeruar tarifën e studimit dhe për të përfituar bursë. Kishte përgatitur gjithçka deri në detajet më të imta. Duke qenë se në familjen e tij spiunllëku ishte mënyrë jetese, nuk u mundua gjatë për të sajuar një skenar fitues…

…Një ditë të hëne pas mësimit, të gjithë dalin nga klasa vetëm Kaushi jo. Ai ka zënë fytyrën me pëllëmbë dhe qan. Pedagogia i afrohet dhe e shqetësuar e pyet.

“Mami ka seancën e dializës nesër. Duhen 200.000 lekë. Ne nuk kemi. Babit ia kanë vonuar rrogën këtë muaj!”

Pedagoges i erdhi keq dhe i tha të shkonte me të. Vajtën tek një bankomat dhe pedagogia tërhoqi shumën që i duhej studentit të saj.

“Do t’i kthej të premten zyshe!”

“Mbaroni punë njëherë, mos e vrit mendjen!”

Të premten pas leksionit, kur të gjithë të tjerët kishin dalë, student Kaushi u afrua tek tavolina e pedagoges.

“Zyshe, ti e di që po nuk mora provimin me ty, humbas vitin?!”

“Po, e di.”

“Të kam thënë që e kam pasur mamin shumë sëmurë?”

“E di edhe këtë. Më vjen keq për mamin, por këto janë dy gjëra të ndara!”

“Unë provimin do ta marr se s’bën!”

“Po mësove, do ta marrësh. Asgjë tjetër s’bën!”

Student Kaushi nxjerr zarfin dhe ia vë mbi tavolinë.

“Urdhëro 200 mijë. Të falenderoj shumë zyshe!”

“Pa problem. E rëndësishme është të mbarosh hallin!”, thotë mësuesja dhe fut zarfin në çantë.

Student Kaushi kishte një kamer përgjimi të montuar në trup! Pamjet dhe zëri ishin aq të qarta, sa nuk kishte fare nevojë për montazh. Gjithçka në atë video ishte aq perfekte, sa student Kaushi pati idenë brilante që ta shiste më shtrenjtë sesa një bursë shkolle.

“Burri i zyshës ka lekë! Me siguri do ma japë një 5000-eurosh për këtë video, përndryshe e sheh gruan tek “STOP”-i. Ta blej edhe unë një makinë se lash nam me makina shokësh!”

Plani i student Kaushit po funksiononte për mrekulli. Burri i zyshës kishte pranuar të bënte pagesën, pasi kishte parë videon. Do të takoheshin tek një lokal rrugës për në Dajt, për të shkëmbyer USB-në me zarfin. Në orën e lënë fiks tek parkingu i lokalit u futën ngadalë dy makina të shtrenjta, të zeza. Student Kaushi filloi të kishte një parandjenjë të keqe…

…Tre ditë më vonë, studentin Endri Kaushi, e vizitoi në dhomën e tij në reanimacion vetë Kryeministri. Pasi dëgjoi historinë e të plagosurit, sesi ai kishte rënë nga shkëmbi të cilin donte ta ngjiste pa pajisje alpinisti, i pari i vendit u prek dhe në dalje të spitalit, i rrethuar nga një duzinë gazetarësh, u shpreh:

“Çdo i ri që merret me sport, është një sinjal shprese se ky vend ka të ardhme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për sporte ekstreme si alpinizmi shkëmbor. Për t’i ardhur në ndihmë studentit Endri Kaushi, vendosa që atij t’i hiqet tarifa dhe t’i akordohet bursë e plotë!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PËRGJIME NGA BISEDA NË BERLIN
»
Article Logic
Execution time: 0.01628303527832
array(1) { ["section"]=> string(33) "spiunlleku-i-endri-kaushit-178848" }