Sportelisti i institucionit të Këshillit të Qarkut ofendon rëndë gazetarin në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 04-06-2015

Të marësh një informacion në  institucionet shtetërore, mesa duket është një sfidë më vete. Kështu ka ndodhur në rastin e një gazetari, i  cili po interesohej për një informacion rutinë në Këshillin e Qarkut Elbasan. Në fillim të hyrjes studenti pyet  sportelistin ndërkohë që personi ne fjalë nuk udhëzon studentin për në zyrën përkatëse por mohon që atë informacion mund ta gjente në atë institucion.

Nga këmbëngulja e gazetarit, roja humb kontrollin dhe përdor një fjalor banal me të riun. Përsëri studenti pyet pa humbur qetësinë dhe thotë se informacionin që i duhet e jep ky institucion.

Pikërisht në atë moment  kalon nje punonjëse dhe për ta sqaruar debatin në fjalë roja e pyet për llojin e informacionit që gazetari kërkonte dhe rezultoi që ai kishte të drejtë dhe informacionin mund ta siguronte në zyrën e juristes së Urbanistikës. Por mbase dhe nga mënyra se si doli "bllof" roja përsëri ofendon dhe madje kërcënon të riun me dhunë fizike duke i mohuar të drejtën e informacionit edhe pse ishte Ora 12:00.

 Orari zyrtar i pritjes për ata që kërkojnë informacione ose sqarime mbi procedurat se si vepron Këshilli I Qarkut me procedurat e privatizimeve të pronave që janë ndërtuar para vitit 1991.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidentohet i moshuari, ministrja Gjosha ndalon ta ndihmojë
Tiranë, dy punëtorë asfiksohen nga gazi, rrëzohen në depozitën e karburantit »
Article Logic
Execution time: 0.011361837387085
array(1) { ["section"]=> string(91) "sportelisti-i-institucionit-te-keshillit-te-qarkut-ofendon-rende-gazetarin-ne-elbasan-12684" }