Dy studentet e mjekësisë të cilat denoncuan shtetasit nga Laçi Elis Pasha dhe Henri Talo për përdhunim kanë hyrë me dëshirën e tyre në motel.
Kështu të paktën thotë sportelisti i hotelit i cili tregon për dy studentet që kanë hyrë me dëshirë në motel, bashkë me dy shtetasit e akuzuar për përdhunim. Policia ka arrestuar 26 vjeçarin Elis Pasha dhe 25-vjeçarin Henri Talo ditën e djeshme pas denoncimit që kanë bërë dy studentet se kishin kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e tyre.
Policia po vazhdon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.