Petraq Gjogu, demokrat i orëve të para dhe basketbollist i njohur shqiptar nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta sot, në moshën 72 vjeçare.
Mësohet se Gjogu ishte prekur nga Covid-19 dhe prej dy javësh ishte shtruar në spital, nga ku njoftohet se ai nuk e ka fituar dot betejën për jetën. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i PD në Berat Gazment Azizi.
“Covidi mori edhe një tjetër nga miqtë tanë më të mirë.
Petraq Gjogu,demokrat i orëve të para,një bashkëshort dhe baba i shkëlqyer, një shok dhe mik shumë i mirë, një ish- sportist që ka lënë gjurmë, dhe ka bërë histori në sportin beratas,një qytetar shëmbullor do ti mungojë sot e përgjithmonë qytetit, dhe qytetarëve berats.
Ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të afërmve. Lamtumirë Petraq! Pusho i qetë dhe qofsh i parajsës!”, shkruan Azizi.
Ne foto: Petraq Gjogu