SPORTI NË ZI, Ish trajneri i kombëtares SHQIPTARE humb jetën nga Covid-19

Publikuar tek: sport, më 19:22 13-12-2020 SPORTI NË ZI, Ish trajneri i kombëtares SHQIPTARE humb jetën nga Covid-19 Otto Baric

Një tjetër legjendë e futbollit botëror ka ndërruar jetë në këtë vit tepër tragjik.  

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Otto Baric është ndarë nga jeta pasditen e sotme (13 dhjetor) në moshën 88-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate, të cilat konfirmojnë se Baric humbi betejën e tij me Covid-19.

Ai ka vuajtur nga pneumonia dhe sipas informacioneve jozyrtare, goditja e fundit e legjendës së futbollit kroat u dha nga koronavirusi.

Baric udhëhoqi ekipin kombëtar shqiptar nga 1 korriku 2006 deri më 22 nëntor 2007. 

Në 15 takime në krye të kombëtares kuqezi, Baric regjistroi 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/ “A e njohin këta gjyqtarë boksin”, Florian Marku “shpërthen” pas barazimit: Po talleni? Këta po më prishin karrierën
KATEGORIA SUPERIORE/ Vllaznia mposht Partizanin dhe ruan kryesimin, por sheh prapa Kukësin e pandalshëm, Tirana bind me lojë dhe rezultat, Teuta abonohet me barazimin »
Article Logic
Execution time: 0.011420965194702
array(1) { ["section"]=> string(79) "sporti-ne-zi-ish-trajneri-i-kombetares-shqiptare-humb-jeten-nga-covid-19-231228" }