Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish trajneri i Partizanit dhe Kombëtares, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Kënaqësi dhe privilegj të mësoja prej urtësisë tënde

Publikuar tek: aktualitet, më 22:06 27-11-2020 Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish trajneri i Partizanit dhe Kombëtares, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Kënaqësi dhe privilegj të mësoja prej urtësisë tënde Haki Agalliu

Peshëngritja shqiptare ka humbur një tjetër figurë të shquar, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, Haki Agalliu.  

Agalliu cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj të kësaj disipline, teksa pas suksesit individual, drejtoi si trajner ekipin e Partizanit dhe atë kombëtar.

Pas tërheqjes nga sporti, Agalliu u zgjodh anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004, deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.

Me ndarjen e tij nga jeta, shtanga shqiptare humb një tjetër peshë të rëndë. Mesazhet e ngushëllimit kanë mbërritur nga të gjithë anët, ndërkohë që në një status ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kreu i shtetit vlerësoi punën e Agalliut, prej të cilit mori edhe këshilla kur garonte në pedanë, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen.


Statusi i presidentit, Ilir Meta:

Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër përmbi 6 dekada, në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti.

Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e Tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare.

Ka qenë kënaqësi dhe privilegj ta njihja, por edhe të mësoja prej urtësisë të Tij.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agalliu, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Tij.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektohet me Covid-19 pedagogia e Universitetit të Tiranës, Majlinda Keta
Destinacion turistik, Policia e Korçës thirrje qytetarëve: Ka ngricë në rrugë, bëni KUJDES në këtë aks; ja ç’duhet të keni me vete në makina »
Article Logic
Execution time: 0.013327121734619
array(1) { ["section"]=> string(173) "sporti-shqiptar-ne-zi-ndahet-nga-jeta-ish-trajneri-i-partizanit-dhe-kombetares-presidenti-meta-mesazh-ngushellimi-kenaqesi-dhe-privilegj-te-mesoja-prej-urtesise-tende-229382" }