Sporti ujor që i mori jetën 34 vjeçarit nga Tirana, ja cili ishte plani i rradhës (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:30 22-04-2018 Sporti ujor që i mori jetën 34 vjeçarit nga Tirana, ja cili ishte plani i rradhës (VIDEO)

Zhytësi 34 vjecar i cili ndërroi jetë në ujërat e detit të Jonit pasditen e sotme, ishte një person tepër i apasionuar pas sporteve nënujore. Këtë e tregojnë dhe postimet e tij në rrjetet sociale.

Nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes së sotme e cila i mori jetën shtetasit Armando Hallvaxhiu. Praktikues i një prej sporteve më të rrezikshëm si ai i peshkimit me pushkë nën uji.

Hallvaxhiu praktikonte peshkimin nënujor, një sport shumë i përhapur në ujërat e jugut të Shqipërisë.

Ai ishte pjesë e shoqatës SpearFishing “Dajak Team” dhe postonte shpesh video nga momentet e zhytjes dhe të gjahut të tij që ishin speciet nënujore.

Vetëm pak ditë më parë, 34 vjeçari që ushtronte edhe profesionin e operatorit në një nga televizionet e njohura informative në Tiranë, kishte publikuar edhe një njoftim në faqen e tij në facebook, ku ftonte të gjithë të apasionuarit pas peshkimit nënujor ti bashkoheshin në muajin qershor një kursi dy ditor ku do të merrte pjesë edhe kampioni i botës në këtë sport, Marco Bardi.

Kurs që do të zhvillohej në Jalë por që ndarja e shpejtë nga jeta ndoshta do ti kushtohet tashmë veprimtarisë së tij si zhytës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071249008178711
array(1) { ["section"]=> string(93) "sporti-ujor-qe-i-mori-jeten-34-vjecarit-nga-tirana-ja-cili-ishte-plani-i-rradhes-video-117891" }