Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Kroacia përmbys gjithçka për 4 minuta, panik në pankinën kuqezi

Shkruar nga Newsbomb

Kroacia përmbys gjithçka për 4 minuta, panik në

Shqipëria është përmbysur me rezultatin 2 me 1 nga Kroacia. Golat e kroatëve erdhën në minutën e 73’ dhe 77’. Fillimisht ishte Kramaric për Kroacinë dhe më pas autogoli i Gjasulës.

Për të ardhur keq si erdhën golat, pasi deri në minutën e 70’ Shqipëria po shkonte e sigurt drejt fitores.

Kujtojmë se Qazim Laçi shënoi në pjesën e parë. Ishte minuta e 11’, kur mesfushori i Kombëtares shfrytëzoi një krosim të Asanit në zonë për të dërguar Shqipërinë në avantazh.

Kjo është ndeshja e dytë e Kombëtares Shqiptare, pasi më herët ka luajtur me Italinë dhe ka humbur me rezultatin 2-1. Pas pesë ditësh na pret një tjetër përballje e vështirë por jo e pamundur, ajo përballë Spanjës.

Goli fantastik i Qazim Laçit ka zgjuar shpresën e Shqipërisë për të vazhduar më gjatë rrugëtimin në këtë europian, pasi një fitore na mban matematikisht në garë për të kaluar fazën e grupeve. Mirëpo, dy golat e shpejt të kroatëve kanë vënë në panik pankinën kuqezi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese