Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Tifozët shqiptarë dhe kroatë bëhen bashkë, media serbe: Brohoritën "vritini serbët", UEFA duhet t'i ndëshkojë

Shkruar nga Newsbomb
Tifozët shqiptarë dhe kroatë bëhen bashkë, media serbe:
Tifozët shqiptarë dhe kroatë në Hamburg

Tifozët shqiptarë e veshën kuqezi Hamburgun sot, pasi udhëtuan nga vende të ndryshme të botës për të mbështetur Kombëtaren e tyre të zemrës.

Mijëra bij e bija të Shqipërisë kanë vërshuar në rrugët e Gjermanisë, me flamuj të shqiponjës dykrenare dhe me plisa në kokë shoqëruar me këngë e valle shqiptare, për të suportuar kuqezinjtë që do të zbresin sot pasdite në fushën e blertë. Spektakël dhe vëmendjen e morën edhe në shkallët e satdiumit në Hamburg, ku nuk ndaluan asnjë moment brohoritjet në mbështetjetë djemve të kombëtares.

Por edhe në këtë ndershje, u shënuan disa trazira dhe u përcollën shumë mesazhe nga tifozët. Media serbe Kurir ka shkruar se Shqipëria dhe Kroacia do të përballen me “dënime të rënda” nga UEFA pas sfidës që u zhvillua ditën e sotme në stadiumin Volksparkstadion të Hamburgut.

Kjo sepse sipas media serbe, tifozët kuqezi brohoritën me motive denigruese ndaj serbëve. Sipas gazetës në tribuna u bënë thirrje “vritni serbët”, gjë që ka sjellë çeljen e hetimeve nga ana e UEFA-s.

Kurir shton se vendimi do të shpallet në fund të javës dhe mund të variojë nga një gjobë e majme deri në kufizim për tifozeritë e Shqipërisë dhe Kroacisë për ndeshjet e tyre të radhës në Euro2024.

Por kujtojmë se UEFA ka ndisur një hetim ndaj Serbisë pasi në ndeshjen Angli-Serbi për thirrje raciste kundër Kosovës. FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese