Ky është spoti prekës që të përlot, me një mesazh më të madh se thjesht shitja e disa produkteve. Koha dhe dedikimi te njerëzit që duam.
Kompania e supermarketeve gjermane ‘’Edeka’’ ka realizuar këtë spot ku vë në qendër familjen. Gjyshi u dërgon ftesa fëmijëve dhe nipërve për festat e fundvitit, por askush nuk I përgjigjet ftesës. Atëherë ai shtires si i vdekur dhe të gjithë vinë dhe e gjejnë gjallë.
“Në ç’mënyrë tjetër mund t’ju kisha të gjithë këtu që të festonim bashkë?’’, u thotë fëmijëve, nipërve dhe mbesave gjyshi. Në fund të gjithë janë bashkë për Krishtlindje