Spy Cables, Al Jazeera: Do publikojmë aktivitetin e spiunazhit botëror nga 2006

Publikuar tek: bota, më 12:44 23-02-2015 Spy Cables, Al Jazeera: Do publikojmë aktivitetin e spiunazhit botëror nga 2006 Foto nga kronika e Al Jazeera per nxjerrjen e dosjeve te spiunazhit

Një link digital ka rënë në duart e Al Jazeera me qindra dokumente sekrete të shërbimeve inteligjente të mbarë botës. E gjithë kjo panoramë bën të qartë një spiunazh global të paprecedentë. Në ditët që do të pasojnë Njësia e Investigimit në Al Jazeera do të botojë “Spy Cables” në bashkëpunimin me gazetën The Guardian.

Dokumentat nisin nga viti 2006 deri në dhjetorin 2014 duke përfshirë edhe memo dhe analiza të brendshme që janë shkruar nga operativët të Agjencisë së Sigurisë së Afrikës së Jugut. Po ashtu janë edhe korrespondencat secrete të këtij shërbimi me CIA, MI6 britanike, Mossadin në Izrael, shërbimet ruse dhe të Iranit, ashtu sikurse edhe dhjetëra shërbime të tjera nga Azia në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Dosjet japin të dhëna sesi kanë ndryshuar shërbimet e sigurisë dhe sesi vendet i janë hapur spiunazhit ndërkombëtar së bashku me shqetësimet e lidhura me “Luftën ndaj terrorit”.

Sipas Al Jazeera jo të gjitha kabllot do të botohen. Pasi janë verifikuar do të shikohet në bashkëpunim me ekspertët, juristët dhe gazetarët e Guardian se cilat do të dalin në dritë. “Ne besojmë se është e rëndësishme të ketë transparencë më të madhe në fushën e inteligjencës” thonë gazetarët e Al Jazeera.

“Spy Cables” kanë emra, detaje personale, pseudonime për operativët e inteligjencës së huaj të cilët punojnë fshehtas në disa agjenci globale. Për arsye sigurie, emrat e tyre nuk do të bëhen publikë. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087721347808838
array(1) { ["section"]=> string(82) "spy-cables-al-jazeera-do-publikojme-aktivitetin-e-spiunazhit-boteror-nga-2006-4184" }