Sqarimi i Neranxit për shfaqjen me flamurin e Vorio-Epirit, i përvishet Llalla: Mos u fshi pas gishtit, Beleri i dënuar me 18 muaj burg në Athinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:12 21-11-2017 Sqarimi i Neranxit për shfaqjen me flamurin e Vorio-Epirit, i përvishet Llalla: Mos u fshi pas gishtit, Beleri i dënuar me 18 muaj burg në Athinë

Një foto ku disa biznesmenë dhe një deputet shqiptar (Vangjel Dule) merrnin pjesë një takim në SHBA dhe nga pas ishte flamuri i të ashtuquajturit “Vorio-Epiri”, bëri bujë të madhe në media.

Por vetëm dje ka reaguar një nga pjesëmarrësit në këtë takim, Nikollaq Neranxi. Në një postim në rrjetet sociale, Neranxi tha se nuk ishte organizator i atij takimi dhe nuk e dinte kuptimin e atyre flamujve që ishin varur pas shpinës së tij.

Sakaq, ka reaguar edhe historiani Arben Llalla i cili i këkron Neranxit “mos fshihet pas gishtit” dhe të distancohet nga Fredi Beleri që sipas tij është dënuar me 18 muaj burg për kontrabandë armësh në Athinë.

“Me të ardhur nga SHBA tregtari(bizesmeni) Nikollaq Neranxi bëri sqarim për miqtë e tij rreth aktivitetit në SHBA, ku ai shihej me atë palo flamur të aneksimit të jugut të Shqipërisë (Autonomia e Veriut të Epirit, i shpallur nga ushtria greke që masakrojë shqiptarët e jugut) i cili nuk përfaqëson Republikën e Greqisë. Neranxi akuzojë mediat pranë kryeministrit për lajmet në portale për praninë e tij si mysafir në aktivitetin e shoqatë së himariotasve të Neë-Yorki. E vërteta është se shkrimin nuk e ka bërë kryeministri apo ndonjë punonjës servil i tij, ndonjë që shitet e blihet, por Arben Llalla, nipi i Labërisë dhe Nikolaq Neranxi si njeri i bregdetit që përballon furtunat duhet ta thotë dhe të pranojë të vërtetën e mos të fshihet pas gishtit. Nikollaq Neranxi shoqërohej në SHBA nga njeriu me tre emra, Fredi-Dionisi-Foti BELERI i cili është akuzuar si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë në 10 prill 1994 me grupin grek terroristë MAVI, ku mbetën të vrarë ushtari Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficerin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena, si dhe plagosën 3 ushtarë të tjerë. 
Ju z.Neranxi që pretendoni se jeni qytetar i nderuar dhe i respektuar e dini që bashkëudhëtari juaj me tre emra BELERI ka qenë i dënuar me 18 muaj burg në Athinë për kontrabandë armësh? Po ju këshilloj që të distancoheni prej Belerit sepse:
Më 19 mars 1995, policia greke kufitare afër Delvinaqit ndaloj një veturë dhe një kamion, brenda tyre gjeti 6 kallashnikovë me 878 plumba, dy pistoleta Tokaref, me 42 plumba, një radio, një bajonetë, dylbi, uniforma ushtarake. U arrestuan shtatë persona që gjendeshin brenda dy automjeteve, kryetari i grupit, Jorgos Anastasulis, 34 vjeç, shtetas grek(oficer ushtrie dhe thuhet se ka origjinë nga Himara), Apostolos Karvelas, 26 vjeç, shtetas grek(ish-polic rrugor), Marios Kutula, 25 vjeç, Fredi Beleri, 23-vjeç, (i cili përdor disa emra si Dionisios dhe Foti), Jorgo Kristo 26, vjeç, Jorgo Papa, 30, të gjithë këta janë nga Himara, Harallamb Papa, 21 vjeç, nga Krioneri i Gjinokastër,
Fredi-Dionis-Foti BELERI qëndroj 18 muaj në burgun e Koridhallos, pra është një kontrabandist armësh. 
Gjykata e Vlorës me numër 224/24.9. 2004 dhe me numër 302/26.12.2006, dënojë në mungesë me 3 vjet burg, Fredi Beleri, Agjelo Kokaveshi, Koço Llazari, Vangjel Kolila dhe Sofika Rapo, të cilët në zgjedhjet vendore të 12 Tetori 2003, dhunuan simbolet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim z.bizesmeni nëse të tjerët nuk të interesojnë përse dërgoni sms në adresat e fcb duke kërcënuar se do përballemi në Gjykatë? Ju lusë të merrni turavrapin drejtë e në Gjykatë nëse keni ndonjë dëshmi që unë shpif kundra jush me prapavija politike apo ekonomike, çdo gjë e bëj për mbrojtjen e Çështjes time Kombëtare.
Nipi i Labërisë, Arben Llalla”, shkruhet në reagimin e Llallës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062516927719116
array(1) { ["section"]=> string(149) "sqarimi-i-neranxit-per-shfaqjen-me-flamurin-e-vorio-epirit-i-pervishet-llalla-mos-u-fshi-pas-gishtit-beleri-i-denuar-me-18-muaj-burg-ne-athine-100343" }