Policia e Tiranës zbulon dhe sekuestron 32 kg tritol dhe për këtë ka vendosur në pranga tre persona.
Në kuadër të operacionit të koduar “Stacioni fundit”, janë vënë në pranga Kel Ndreca, 52 vjeç, banues në Tiranë Gjon Ndreca, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Ndue Kola, 38 vjeç, banues në Fan Mirditë.
Mësohet se sasia e sekuestruar e tritolit u zbulua në segmentin rrugor Fushë Krujë –Kamëz .
Sipas policisë, Ndue Kola po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas është afruar një automjet tip “Mercedes Benz”. Në makinë ishin dy persona (drejtues mjeti shtetasi Kel Ndreca dhe pasagjer Gjon Ndreca) të cilët pasi kanë biseduar me shtetasin Ndue Kola i cili po qëndronte në anë të rrugës, të tre sëbashku janë afruar në bagazhin e automjetit nga ku kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen për në një lokal aty pranë.
Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe pas verifikimeve kanë zbuluar 32 kg tritol.