Stafi i radios mblidhet me 'urgjencë’: Ndihemi nën represionin e një prej tre partive në qeveri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:07 31-05-2017 Stafi i radios mblidhet me 'urgjencë’: Ndihemi nën represionin e një prej tre partive në qeveri

Pas deklaratës së Tahirit sot se “s’mund të ketë makinë me dy timonë’, erdhi dhe reagimi i LSI-së, ku Vasili i shpjegon kryetarit të PS-së së  Tiranës dhe fundin e makinës me një timon, duke iu referuar dhe bashkëqeverisjes së tyre.

Mirëpo, stafi i emisionit “Makinë me dy timona” ka zhvilluar një 'mbledhje urgjente' pasi siç thonë dhe ata ‘ndjehen nën represionin e njërës prej tre partive në qeveri”.

Madje ata i kanë bërë dhe një pyetje Saimir Tahirit, “Po ne që kemi nëntë vjet me makinë me dy timonë bar hamë?”.

Deklarata e Stafit të “MAKINË ME DY TIMONË”


Për dijeni kryegjyshatës Botërore, ambasadorit japonez dhe ish-zëvendëskryeministrit Niko Peleshi
Ne, stafi i emisionit Makine me dy timone | Club FM(plot 113 - 111 vetë = 2 vetë) u mblodhëm në një mbledhje urgjente, sepse ndjehemi nën represionin e njërës prej tre partive në qeveri.
Sipas teledëgjuesit tonë të rregullt, Saimir Tahirinuk paska makinë me dy timonë.
Po ne që kemi nëntë vjet me makinë me dy timonë bar hamë?
Po kështu kryeministri i qeverisë tre këndore (PD-PS-LSI) ka përsëritur këtë tezë, i kundërshtuar nga kundërshtari i tij në qeverisje, kreu i integristëve.
Kërkojmë nga shoqatat e medias, gazetarëve, grave, LGBT, gjuetarëve, fasonëve, call center-ave që të na dalin në mbrotje, sepse po na vjedhin patentën dhe alkolin e frenave.
Ju presim nga hëna në të premte në CLUB FM RADIO 100.4 MHz nga ora 15.00 deri në orën 18.00 për të qarë hallet dhe vajtuar dertet e popullit tonë trim.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02651309967041
array(1) { ["section"]=> string(98) "stafi-i-radios-mblidhet-me-urgjence-ndihemi-nen-represionin-e-nje-prej-tre-partive-ne-qeveri-80678" }