Starton puna për përgatitjen e strategjisë së re për punësimim për vitet 2018-2022

Publikuar tek: politike, më 17:46 09-02-2018 Starton puna për përgatitjen e strategjisë së re për punësimim për vitet 2018-2022

Ka nisur angazhimi i disa grupeve pune për përgatitjen e një srtategjie të re punësimi në vend. 

Njëri prej tyre, që drejtohet nga deputeti Anastas Angjeli, u mblodh dje në Universitetin Mesdhetar për të prezantuar draftin e parë të struktures se kësaj strategjie.

Ky grup në përbërje të të cilit janë dhe deputetët, Evis Kushi, Milva Ikonomi, ka grumbulluar rreth vetes mendimin e eskpertizës në këtë fushë, të profesaratit të disa universiteteve për të sjellë arritjet dhe problematikat e deritanishme.

Synimi është hartimi i një dokumenti  i cili do t’i shërbejë rritjes së punësimit në Shqipëri, si një sfidë jo vetëm e qeverisë, por e gjithë shoqërisë shqiptare.

Në dokumentin e ri që pritet të hartohet synohet nje vision i ri,që konsideron me mire kushtet aktuale të  zhvillimit ekonomik në vend, bazuar në një analizë të tregut të punës dhe llojit të papunësisë aktuale,mundësinë e një lidhjeje më të mirë direkte midis rritjes ekonomike dhe të investimeve.

unnamed.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011461973190308
array(1) { ["section"]=> string(89) "starton-puna-per-pergatitjen-e-strategjise-se-re-per-punesimim-per-vitet-2018-2022-109736" }