Statuja që fsheh një histori të dhimbshme, djaloshi jetim i pajetë krah qenushit të tij (DUHET LEXUAR)

Publikuar tek: bota, më 12:22 18-04-2019 Statuja që fsheh një histori të dhimbshme, djaloshi jetim i pajetë krah qenushit të tij (DUHET LEXUAR)

Në qytetin e Antëerp në Belgjikë para katedrales së qytetit shihet statuja e një djaloshi me qenushin e tij ndërsa flenë gjumë në rrugë.

Djaloshi dhe qenushi i tij ‘mbulohen’ nga pllakat që i mbrojnë ata nga i ftohti si një batanije.

Kjo statujë fsheh një histori. Një djalosh jetim në shekullin e 19-të me emrin Nello, jetonte me gjyshin e tij në një fshat afër qytetit të Antëerp. Një ditë djaloshi gjeti një qen që ishte i goditur rëndë dhe e mbajti në shtëpi.

Qenushin e quaiti Patrasche dhe ata u bënë shok të ngushtë. Pas vdekjes së gjyshit djaloshi u detyrua të shkonte në qytet për të gjetur punë dhe për të jetuar. Në atë kohë ai ishtë 10 vjeç. Sigurisht që ai mori dhe qenushin e tij me vete.

Në qytetin e Antëerp djaloshi u strehua në rrugën jashtë katedrales atje ku kisha i jepte ushqim. Një ditë nga ftohti djaloshi humbi jetën dhe u gjet i përqafuar me qenushin e tij nga prifti i kishës. 

Historia e djaloshit u bë menjëherë e famshme dhe madje tani është bërë dhe liber me emrin ‘A Dog of Flanders’. Ky libër është një nga me të famshmit në Europë dhe Azi dhe madje në shtetin e Japonisë fëmijet janë të detyruar ta lexojnë në shkollë.

Një statujë që tregon një histori vërtet të dhimbshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028652906417847
array(1) { ["section"]=> string(106) "statuja-qe-fsheh-nje-histori-te-dhimbshme-djaloshi-jetim-i-pajete-krah-qenushit-te-tij-duhet-lexuar-160907" }