Statusi i Berishës, reagon policia e Vlorës: Si e gjetëm 47-vjeçarin të shtrirë në tokë, vdiq 3 ditë më vonë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:30 16-05-2019 Statusi i Berishës, reagon policia e Vlorës: Si e gjetëm 47-vjeçarin të shtrirë në tokë, vdiq 3 ditë më vonë Ilustruese

Reagon Policia e Vlorës pas statusit të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili shkruante se një qytetar vlonjat ishte rrahur për vdekje dhe ishte gjetur i shtrirë në rrugë.

Bëhet fjalë për Alfred Deliaj, 47 vjeç. Ndërkaq, sipas policisë, 47-vjeçari është gjetur i shtrirë në tokë në sheshin e Flamurit nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia thotë se viktima nuk ka shenja frakturash dhe ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në spital.
Dyshimet janë se 47vjeçari është rrëzuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje statusin e publikuar nga z.Berisha në rrjetet sociale sqarojmë se:

Më datë 12.05.2019, në Sheshin e Flamurit është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, dyshohet për shkak të rrëzimit.

Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se vdekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë.

Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066299438476562
array(1) { ["section"]=> string(112) "statusi-i-berishes-reagon-policia-e-vlores-si-e-gjetem-47-vjecarin-te-shtrire-ne-toke-vdiq-3-dite-me-vone-164574" }