Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, nis seanca në Kushtetuese

Publikuar tek: aktualitet, më 10:17 08-03-2017 Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, nis seanca në Kushtetuese

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ku gjyqtarët kërkojnë që ligji të shpallet anti-kushtetues.

Ankimimi i ligjit është bërë nga Shoqata dhe Unioni i gjyqtarëve, i cili sipas tyre është antikushtetues dhe madje cënon pavarësinë e gjyqësorit dhe shkel standardet e përcaktuara nga Komisioni i Venecias. Ndërkohë  gjykata është shprehur se shqyrtimi i kërkesës do të bëhet kur të dëgjohen të gjitha palët.

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua në Kuvend në muajin tetor vetëm me votat e mazhorancës.

Ankimimi u dorëzua nga kreu i Unionit Gert Hoxha dhe kryetari i shoqatës së gjyqtareve Erion Bani, të cilët kanë sqaruan edhe pikat ku ata pretendojnë se shkelet kushtetuta.

Vetëm pak ditë më parë tha: Ligji cenohen disa parime kushtetuese, parimin e shtetit të së drejtës, parimin e sigurisë juridike, parimin e ndarjes së pushteteve, parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e barazisë përpara ligjit. Mohon të drejtat e statusit të gjyqtarit, parashikuar nga Neni 138 i Kushtetutës, konkretisht paprekshmërinë e pagës dhe përfitimeve të tjera siç është edhe e drejta e karrierës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elektroshtëpiake kontrabandë, pranga shoferëve të autobusëve dhe nis hetimi për një doganier
Përzgjidhen 3 kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën e Strasburgut (EMRAT E GJYQTARËVE) »
Article Logic
Execution time: 0.01124119758606
array(1) { ["section"]=> string(68) "statusi-i-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-nis-seanca-ne-kushtetuese-71163" }