Steven Mnuchin, një bankier i Wall Street-it emërohet sekretar i Thesarit

Publikuar tek: bota, më 16:09 30-11-2016 Steven Mnuchin, një bankier i Wall Street-it emërohet sekretar i Thesarit

Steven Mnuchin, një bankier i Wall Street-it, ish-drejtues i bankës tregtare Goldman Sachs njoftoi sot se është emëruar sekretar i Thesarit në administratën Trump.

Ai konfirmoi gjithashtu emërimin e Wilbur Ross në krye të Departamentit të Tregtisë, përgjegjëse e politikës industriale amerikane.

I pyetur në lidhje me këto emërime ende të pashpallura zyrtarisht nga stafi i presidentit të sapozgjedhur, Mnuchin 53 vjeçar u shpreh në televizioni CNBC se mund t’jua konfirmoj unë lajmin. Jemi shumë të lumtur se do të punojmë për presidentin Trump dhe të nderuar për emërimin në këto poste. Emërimi i dy kandidaturave pritet të konfirmohet nga Senati.

Ross, i cili ishte pranë tij gjatë intervistës televizive ka mbajtur postin e një bankieri që ka menaxhuar fondet e investimeve dhe i specializuar në rimëkëmbjen e sipërmarrjeve në vështirësi.

Asnjëri nga të dy figurat nuk ka ushtruar më parë funksione politike por kanë mbështetur më herët fushatën e Donald Trump. Wilbur Ross, 79 vjeç ka punuar me manjatin e pasurive të patunshme ndërsa disa nga kazinotë po kalonin një periudhë të vështirë në fund të viteve 1980.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019798040390015
array(1) { ["section"]=> string(78) "steven-mnuchin-nje-bankier-i-wall-street-it-emerohet-sekretar-i-thesarit-61143" }