Stilisti i njohur komenton veshjen e Ramës: Nuk më shqetësojnë pantallonat, por puna dhe detyra që ka

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:34 15-11-2019 Stilisti i njohur komenton veshjen e Ramës: Nuk më shqetësojnë pantallonat, por puna dhe detyra që ka

Stilisti i njohur Joni Peçi vlerësoi mënyrën e veshjes së kryeministrit Rama dhe e cilësoi atë si një nga politikanët, që shpesh herë është i veshur shumë “shik”.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Mustafa Nano, Peçi tha se do e vlerësonte veshjen e Ramës me notën 9, nëse nuk do e njihte, por u shpreh se më tepër e shqetëson puna që bën se sa veshja e tij.

Debati në studio:

Mustafa Nano: Është një diskutim që e kemi bërë shpesh herë lidhur me veshjen, sepse unë jam shumë kritik lidhur me veshjen e kryeministrit Rama.

Joni Peçi: Unë mendoj së ne shpesh herë kapemi dhe referohemi te individi. Mua nuk më shqetëson veshja, se sa më shqetëson ndoshta puna dhe detyra, që ka për këtë vend. Pra me pantallonat e Edi Ramës, në këtë moment, mendoj që do ishte banale të merreshim. Veshja është çështje shijesh, është e njëjta gjë sikur të më thonin edhe mua pse vishem kështu? Ekstravaganca si ajo e Edi Ramës nuk më shqetëson. Është çështje këndvështrimi.

Mustafa Nano: Zëre se është një njeri që nuk e njeh, nga 0 deri në 10, çfarë note i vendos veshjes së tij?

Joni Peçi: Unë do i jepja ndoshta 9. Nuk i përkas asnjë force politike, dhe po them mendimin tim në lidhje me të. Kur unë kam bërë modë dikur, më tregonin gishtin duke më vendosur epitete të ndryshme, ndaj nuk më pëlqen të komentoj për veshjen një personi tjetër. Por dua të them që kryeministri Edi Rama shpesh herë është i veshur mjaft këndshëm.

Mustafa Nano: Kam dëgjuar që Edi Rama ka në axhendën e vet të bëhet stilist, e ke frikë si konkurrent?

Joni Peçi: Shpresoj mos të bëhet sepse do ta konkurroj. Gjithsesi unë preferoj një njeri që eksperimenton me veshjen sepse është më i lexueshëm, se sa një person që i ruan ato kornizat formale, dhe në fakt nuk është ai që duket.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03560996055603
array(1) { ["section"]=> string(106) "stilisti-i-njohur-komenton-veshjen-e-rames-nuk-me-shqetesojne-pantallonat-por-puna-dhe-detyra-qe-ka-186018" }