Stina e nxehtë e verës, ja disa këshilla të domosdoshme për lëkurën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:27 27-06-2016 Stina e nxehtë e verës, ja disa këshilla të domosdoshme për lëkurën

Tharja e lëkurës, acarimi i kapilarëve të gjakut në sipërfaqe të saj, shfaqja dhe theksimi i njollave në fytyrë, por dhe kanceri i lëkurës e plakja e parakohshme, janë disa nga problemet që shfaqen gjatë stinës së verës.

Mjekët rekomandojnë konsumimin e ujit për ta mbajtur trupin dhe lëkurën të hidratuar gjatë verës, sidomos në sezonin e plazhit.

Por, dermatologët thonë se aplikimi i kremrave mbrojtës ndaj diellit është gjithashtu i domosdoshëm për të shmangur djegiet dhe dëmtimet e lëkurës.

Aplikimi i kremit duhet bërë të paktën 15 minuta përpara se të dilni në diell dhe është mirë të aplikohet çdo një orë, për të shmangur njollat, shkruan noa.al. Për shkak se lëkura është më e prirur për t’u djegur në mesditë, për shkak të diellit të fortë, është e rekomandueshme që dalja në plazh të bëhet në orët e paradites apo dhe të mbrëmjes.

Një tjetër sekret i kujdesit në plazh është mbajtja e syzeve të diellit për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, por edhe përdorimi i kapeles.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039538860321045
array(1) { ["section"]=> string(72) "stina-e-nxehte-e-veres-ja-disa-keshilla-te-domosdoshme-per-lekuren-44753" }