Stojanovic- Çako nënshkruajnë Protokollin e Marrëveshjes “Për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik 2017” mes dy Policive

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 05-06-2017 Stojanovic- Çako nënshkruajnë Protokollin e Marrëveshjes “Për bashkëpunimin gjatë sezonit turistik 2017” mes dy Policive

Bashkëpunimi mes Policive të dy vendeve i shkëlqyer, jo vetëm për sezonin turistik, por në të gjitha fushat, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, trafikut të lëndëve narkotike, ndaj krimit kufitar dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Haki ÇAKO së bashku me përfaqësues të tjerë të Policisë Shqiptare, ka zhvilluar një takim në qytetin e Podgoricës me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi Slavko STOJANOVIC.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO, shprehu falenderimet e tij për pritjen dhe në të njëjtën kohë për bashkëpunimin e frytshëm midis dy Policive.

ÇAKO theksoi se faktori kryesor i këtij bashkëpunimi është interesi i njëjtë gjeografik e policor, ku prioritetet janë të përbashkëta në kuadër të anëtarësimit në BE. “Jemi të hapur që bashkarisht të vazhdojmë luftën ndaj krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të drogës, qënieve njerëzore, armëve (sidomos eksplozivave) automjeteve, krimit ndërkufitar e terrorizmit. Të forcojmë kontrollin e kufirit të gjelbër dhe pikat e kalimit duke organizuar grupe të përbashkëta nga të dy Policitë”.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi Slavko STOJANOVIC, vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe u shpreh mjaft i kënaqur për marrëveshjen e arritur me Policinë e Shtetit Shqiptar.

Ai theksoi se bashkëpunimi midis dy Policive do të jetë akoma më i mirë, më efikas, në përmbushje të prioriteteve të përbashkëta, si dhe të prioriteteve në interes të rajonit e më gjerë.

“Dua të vlerësoj bashkëpunimin e zyrave të Interpolit të të dy Policive, ku shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi i veprimeve të përbashkëta janë për tu marrë shembull”. Në përfundim të këtij takimi, u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit “Gjatë Sezonit Turistik 2017”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “4 stinët”, zbulohet një tjetër rast dhune në kopshtin e “tmerrit” në Tiranë
“Drekuam në Golem dhe erdhëm në Durrës. Më vonë Gazi nuk m’u përgjigj”, zbardhet dëshmia e të fejuarës së Çollakut në gjyqin e Shtrazës »
Article Logic
Execution time: 0.011404037475586
array(1) { ["section"]=> string(123) "stojanovic-cako-nenshkruajne-protokollin-e-marreveshjes-per-bashkepunimin-gjate-sezonit-turistik-2017-mes-dy-policive-81289" }