Stolat e thyer në 'Air Albania Stadium', reagon Rama: Uroj që këta katërkëmbësha të mbyllen pas hekurave dhe të ndalohen të hyjnë në stadiumet tona

Publikuar tek: aktualitet, më 19:34 22-02-2020 Stolat e thyer në 'Air Albania Stadium', reagon Rama: Uroj që këta katërkëmbësha të mbyllen pas hekurave dhe të ndalohen të hyjnë në stadiumet tona

Sfida mes Kukësit dhe Tiranës e luajtur dje, e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të kryeqytetasve, nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Disa tifozë, të cilët nuk dihet nga gëzimi apo hidhërimi, dhunuan ambjentet e stadiumit ‘Air Albania’, duke thyer ulëset.

stolat.jpg

Pas ndeshjes, bilanci i stolave të thyer ishte 164, ndër këto 145 të thyer nga tifozët e Tiranës dhe 19 nga ata të Kukësit.

Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, shkruan se uron që sa më shpejt përgjegjësit të vihen pas hekurave, dhe në bazë të neneve të reja të Kodit Penal, të mos hyjnë më në stadiume.

Postimi i Ramës

Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT.

Më herët ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila  e cilëson si të shëmtuar aktin vandal të tifozëve dje në stadium.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088269710540771
array(1) { ["section"]=> string(150) "stolat-e-thyer-ne-air-albania-stadium-reagon-rama-uroj-qe-keta-katerkembesha-te-mbyllen-pas-hekurave-dhe-te-ndalohen-te-hyjne-ne-stadiumet-tona-196110" }