Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pas bisedimeve që ai ka zhvilluar me udhëheqësit grekë dhe turq, ata kënë rënë dakord që të hyjnë në bisedime për të vendosur mekanizma kundër konfliktit dhe për të zvogëluar rrezikun e incidenteve në Lindjen e Mesme.
"Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy Aleatët kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të vendosur mekanizmat e dekonfliktit dhe për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Lindjen e Mesme."
Ndërkaq ka ardhur dhe reagimi nga Athina zyrtare, e cila i është përgjigjur postimit në tëitter të Stoltenberg.
"Informacioni që ka dalë në dritë rreth bisedimeve të pretenduara teknike në NATO nuk korrespondon me realitetin, " thanë burimet diplomatike, duke përgënjeshtruar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, raportojnë mediat greke.