Stomaku i mbushur plot me qese plastike, gjendet e ngordhur balena 7-vjeçare

Publikuar tek: bota, më 15:55 21-05-2019 Stomaku i mbushur plot me qese plastike, gjendet e ngordhur balena 7-vjeçare

Një balenë 7-vjeçare u gjet e ngordhur në një plazh në Cefalu, Sicili dhe stomaku i saj ishte i mbushur me qese plastike.

Ekipi i pastrimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për të hetuar rreth zbulimit shokues. Ata shpërndanë në rrjet disa fotografi të mbetjeve plastike, të cilat u gjetën brenda trupit të balenës.

'Siç mund të shihni nga imazhet që ne kemi shpërndarë, shumë plastikë ju gjet në stomak. Një hetim rreth ngordhjes së balenës sapo ka filluar dhe nuk e dimë nëse ndodhi për shkak të mbetjeve plastike. Në pesë muajt e fundit, pesë balena u gjetën në brigjet e Italisë', tha në një deklaratë organizata Giorgia Monti.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyen e vërtetë që i mori jetën balenës gjigande.

 

okk.jpgCapture.jpg2.jpg

3.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023499011993408
array(1) { ["section"]=> string(82) "stomaku-i-mbushur-plot-me-qese-plastike-gjendet-e-ngordhur-balena-7-vjecare-165150" }