Strasburgu 'rrëzon' qeverinë Rama: 13 milion euro dëmshpërblim për banorët e pallatit “Jon”

Publikuar tek: barometri, më 08:20 12-01-2018 Strasburgu 'rrëzon' qeverinë Rama: 13 milion euro dëmshpërblim  për banorët e pallatit “Jon”

Gjykata e Strasburgut merr vendimin për pallatin e shembur në Vlorë, pallat i cili i përkiste vjehrrit të Lulzim Bashës.  Gjykata ka rrëzuar qeverinë Rama duke konstatuar se ka shkelur të drejtat e njeriut.

Kësisoj kjo qeveri do duhet ta dëmshpërblejë vjehrrin e Bashës me 13 milion euro.

Pronarët e pallatit të ndërtuar prej vjehrrit të kreut të PD Lulzim Basha dhe të prishur prej qeverisë në Lungomaren e Vlorës e çuan çështjen në Strasburg dhe duket se kanë dalë të fituar pasi kjo gjykatë ka vendosur dëmshpërblimin e familjeve me shifrën e majme.

Ky kompleks u ndërtua me një leje të dhënë nga pushteti lokal në vitin 2010 në qytetin e Vlorës ndërsa në vitin 2013 për interes të zgjerimit të rrugës dhe projektit Lungomare u shemb nga qeveria Rama 1.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061397075653076
array(1) { ["section"]=> string(93) "strasburgu-rrezon-qeverine-rama-13-milion-euro-demshperblim-per-banoret-e-pallatit-jon-106279" }