Strehoi në shtëpinë e tij 50 emigrantët sirianë që u kapën në Vlorë, togat e zeza lënë në burg 32 vjeçarin vlonjat (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 17-01-2021 Strehoi në shtëpinë e tij 50 emigrantët sirianë që u kapën në Vlorë, togat e zeza lënë në burg 32 vjeçarin vlonjat (EMRI) Emigrantet siriane qe u shpetuan ne mes te detit, ne Vlore

Qazim Ismailaj, 32 vjeçari vlonjat që strehoi 50 emigrantët sirianë që u shpëtuan pak ditë më parë në det të hapur në Vlorë, është lënë nga Gjykata në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

50 emigrantët sirianë ishin nisur me gomone për në Itali, por për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar, mbeten për disa orë të bllokuar mes dallgëve, derisa u shpëtuan nga Roja Bregdetare.

Ismailaj akuzohet nga togat e zeza për veprën penale të parashikuar nga neni 298, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.” 32 vjeçari e ktheu shtëpinë e tij në “bazë” për strehimin e sirianëve.

Në burg, është gjithashtu dhe Fatos Dusha, pronar i një hoteli në Tiranë i cili strehoi disa prej emigrantëve para se të niseshin në Vlorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dënuar me 5 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, arrestohet në Kakavijë 35 vjeçari shqiptar, pritet të ekstradohet në Itali
Vendi pushtohet nga acari, ARRSH njofton se si është qarkullimi në akset kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.012145042419434
array(1) { ["section"]=> string(125) "strehoi-ne-shtepine-e-tij-50-emigrantet-siriane-qe-u-kapen-ne-vlore-togat-e-zeza-lene-ne-burg-32-vjecarin-vlonjat-emri-235303" }