Stresi azil politik në Zvicër: Në krizë e fukarallëk nga qeveria

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 09-02-2015 Stresi azil politik në Zvicër: Në krizë e fukarallëk nga qeveria Këngëtari Labinot Rexha dhe Stresi

Stresi ndodhet në Gjenevë tek një miku i tij këngëtar. Mësohet se sipas asaj që ai ka komunikuar, ka kërkuar ndërkohë azil politik në shtetin zviceran, duke qenë tashmë në pritje të konfirmimit të marrjes ose jo të azilit. Në një intervistë për “Gazetën Ekspress”, Arkimed Lushaj, me emrin e artit Stresi ka këmbëngulur sërish se policia po e ndjek pa të drejtë, sepse i gjithë është një sulm politik.

“Pra, qëllimi këtu ishte politik pasi që unë dy muaj para kësaj ngjarje, në emisionin e Arian Çanit, isha kundër kësaj qeverie. Të gjithë e dinë se unë jam krah i djathtë i politikës. Nuk jam kundër kryeministrit, por jam kundër izolimit masiv të qytetarëve. Nga ardhja e kësaj qeverie jemi izoluar dhe na ka kapluar një krizë e fukarallëk. Unë e dua vetëm të vërtetën. Nuk ka askund në Botë që të burgosin për një patentë shoferi dhe as që kam qenë unë në timon”, rrëfen Stresi.

“Ditën e arrestimit unë isha në emisionin e Top Channel, ndërkaq në mbrëmje kisha një koncert. Bashkë me një shok dhe tri shoqe ishim në makinën e shokut tim e cila është përcjellë rregullisht nga një makinë civile. Neve na kanë ndaluar policia por unë nuk isha shoferi i makinës, pra isha pasagjer.Këtu e pashë që ata e kanë mendjen që të më burgosin. Kërkova nga një polic që të pija një cigare dhe pastaj jam hedhur nga kati i dytë dhe kam ikur. Kjo është e vërteta e ime. Unë jam një artist, qytetar si krejt qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë dhe është e drejtë e imja që revoltën time dhe pakënaqësinë ta paraqes në këndim si qytetar, për këtë qeveri”, tregon Stresi për Express.

Lidhur me azilin, Stresi thotë se po përgatit dosjen që të kërkojë familjarisht azil politik. “Unë sapo kam mbërritur në Gjenevë, në Zvicër. Këtu do të kërkoj azil politik. Unë dhe familja ime jemi të kërcënuar nga kjo Qeveri. Dua nga Prokuroria që të me sjellë drejtësi. Sot bashkë me një avokat do të përgatis një dosje dhe do të kërkoj azil. Për momentin jam tek bashkëpunëtori i im, miku dhe miku dhe këngëtari i madh Labinot Rexha – Noti dhe vëllai i tij Loni”, ka thënë Stresi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbërrin në Shqipëri kontigjenti i FSK, në ndihmë të situatës
Zbardhet vrasja e Elton Çiços, policia identifikon dhe shpall në kërkim 2 persona »
Article Logic
Execution time: 0.01409387588501
array(1) { ["section"]=> string(88) "stresi-azil-politik-ne-zvicer-me-ardhjen-e-kesaj-qeverie-jemi-ne-krize-e-fukarallek-2811" }