Stresi habit fansat: Do pranoja të këndoja një këngë të Noizy-t

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:33 28-01-2018 Stresi habit fansat: Do pranoja të këndoja një këngë të Noizy-t

Marrëdhënien e tensionuar që kanë reperët Noizy dhe Stresi e dinë të gjithë. 

Jo pak herë kanë qarkulluar lajme të cilat tregojnë haptazi konfliktet që kanë ata me njëri tjetrin. Por Stresi na ka habitur paksa, pasi pohoi se do të këndonte një këngë të Noziy-t.

I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Stresi është vënë përballë zgjedhjes, nëse do donte të këndonte një këngë të Noizy-t apo do të preferonte që këngët e tij të mos i dëgjonte askush.

Stresi ka preferuar të këndojë një këngë të “rivalit”, edhe pse të gjithë prisnim të zgjidhte alternativën e dytë.

Mesa duket Stresi është i aftë të pranojë çdo gjë për karrierën, madje të këndojë edhe këngët e Noizy-t. Kujt ia priste mendja!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042416095733643
array(1) { ["section"]=> string(69) "stresi-habit-fansat-do-pranoja-te-kendoja-nje-kenge-te-noizy-t-108241" }