Ngjarjet politike në vend duket se po i ndjek dhe Stresi, i cili ka përdorur profilin social “Insagram” që të protestojë kundër arrestimit të Tom Doshit.
Këngëtari ka ndarë me miqtë një foto në të cilën shihet duke i drejtuar vetes armë në kokë dhe bashkëngjitur fotos shkruan “Unë dhe Bart protestojmë për padrejtësinë që po i bëhet Tom Doshit”. Arkimed Lushaj, i cili njihet ndryshe me emrin artistik Stresi është arratisur në drejtim të paditur dhe është aktualisht në kërkim nga policia.