"Stresi" sfidon policinë, premton se do të rikthehet në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 22-02-2015

Pas arratisjes së bujshme nga komisariati i policisë në kryeqytet, rreperi i njohur “Stresi” duket se po shijon jetën e tij në arrati.

Së fundmi “Stresi” ka publikuar një video në rrejtin Instagram ku shihet se në mjetin që ai udhëton ka një shumë të madhe parash, dhe premton se shumë shpejt do të rikthehet në Shqipëri.

“Stresi” u arrestua në datën 31 janar 2015 për arsyen se po drejtonte mjetin e tij pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur, dhe u shoqërua drejt komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Por këtu filloj gjithçka. Vetëm pak orë nga arrestimi i tij ai duke përfituar nga neglizhenca e forcave të rendit u hodh nga kati i dytë i komisariatit.

Pas disa ditësh "Stresi" do të deklaronte se ndodhej jashtë Shqipërisë dhe se ai u shoqërua padrejtësisht në komisariat. Tashmë ai rrezikon rreth 5 vite burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ku shkoi Rilindja! Shtëpia e gjetheve inaugurohet nga ish zv/ministri i Diktaturës
Kostandin Xhuvani nga burgu: Vrasja e katër e njerëzve? Gjëra që ndodhin »
Article Logic
Execution time: 0.011162996292114
array(1) { ["section"]=> string(66) "stresi-sfidon-policine-premton-se-do-te-rikthehet-ne-shqiperi-4095" }