Stresi tërhiqet nga muzika: Kaluam së bashku 8 vite të mrekullueshme

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:11 02-05-2016 Stresi tërhiqet nga muzika: Kaluam së bashku 8 vite të mrekullueshme

Stresi ka njoftuar të gjithë fansat e tij se do të largohet përkohësisht nga muzika. Ndonëse postimi i tij është i ngjashëm me një lamtumirë, reperi nuk do të vonohet gjatë pasi do rikthehet sërish vitin tjetër.

Në reagimin e tij Stresi ka falenderuar të gjithë fansat dhe bashkëpunëtorët që e kanë shoqëruar në këto 8 vite, por thekson se ka ardhur koha që të qëndrojë larg botës mediatike e rrjeteve sociale.

Postimi i Stresit:

Dhe vjen një nga ato momete kur merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshië është bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme, ishte një pasion, ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush. Nuk kam asnjë lloj pendimi, përkundrazi gjëra të reja e aventura të tjera na presin!

Për asnjë moment s’do resht se falenderuari ju që më mbështetet më ndoqët e ndatë emocione ,dashuri, më qëndruat pranë e me motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira, më qëndruat besnik ajo që për mua është primarja në jetë!

Dua të falenderoj me zemër Lokun Flori Mumajesin, faleminderit që ishe pjesë e kësaj ëndrre të bukur e s ‘reshte besuari në mua e mi lë gjithnjë dyert hapur! Faleminderit të gjithë stafit Threedots atyre kolegëve që bashkëpunuam bashkë atyre që ndamë fitore, atyre që hëngra e piva e ndamë edhe centet e fundit së bashku ! Falenderoj familjen time që më suportoj në çdo vendim timin! Ëndrra vazhdon nëpër oqeane aty ku jam nisur në këtë moment… Love & Peace krejtëve ! Bad boy for life Stresi-Stresinjo

Kthehem prap vitin tjetër, me respektin më të madh ju uroj zoti qoftë me ju në çdo moment të jetës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030760049819946
array(1) { ["section"]=> string(73) "stresi-terhiqet-nga-muzika-kaluam-se-bashku-8-vite-te-mrekullueshme-39293" }