'Struktuarat e PS nuk funksionojnë', Adi Krasta nxehet me Bashkim Finon. Ia kthen qetësisht socialisti: More zotëri jam unë aty brenda apo je ti. Je shumë i ngarkuar sot...

Publikuar tek: politike, më 22:16 17-06-2019 'Struktuarat e PS nuk funksionojnë', Adi Krasta nxehet me Bashkim Finon. Ia kthen qetësisht socialisti: More zotëri jam unë aty brenda apo je ti. Je shumë i ngarkuar sot...

Drejtuesi i emisionit Adi Krasta është nxehur mbrëmjen e sotme me socialistin Bashkim Fino të cilin e kishte të ftuar në emisionin e vet.

Moderatori i emisionit 'A Show' i tha Finos se strukturat e PS nuk funksuionojnë dhe se Rilindja po i bën një dëm të madh PS. Po menjëherë ka ndërhyrë Fino i cili ka thënë se strukturat funksionojnë dhe këtë e dinte ai që ishte brenda partisë jo Krasta.

Teksa Krasta ngulmonte për të marrë një përgjigjen që donte, socialisti Bashkim Fino qetësisht i kërkonte fjalën duke i vënë në dukje dhe gjendjen e ngarkuar gazetarit.

PJESË NGA BISEDA:

Krasta: Struktuarat e PS nuk funksionojnë

Fino: Po funksionojnmnë more zotëir. Jam unë aty brenda apo je ti

Krasta: Pse po thua që ju nuk kemi probleme të brendshme?

Fino: More jam unë brenda strukturave ndaj më lërë të flas unë. Bëjmë cdo javë mbledhje grupi

Krasta: Po si mblidheni? Nuk i thoni njerëzve që jeni hajdut. Nuk e merituat fitoren në 2017

Fino: Atë fitore që ne e kemi marrë e kemi marrë në mënyrë të ndershme se populli shqiptar na ka dhënë 74 vota. Nëse ti do të pranojë të kundërtën kjo është gjë tjetër.

Krasta: Votoheni nga publiku dhe bleni vota

Fino: Jojo unë kam vlerësim tjetër ndryshe nga ty

Krasta: Kjo që ti thua ka shumë rëndësi për mua

Fino: Verdikti i cdo force politike jepet nga populli. Ti i kërkon popullit votën dhe nëse e merr drejton vendin për katër vite.

Çështjet që ju thoni jam i hapur të flasim dhe ti lëmë organet të hetojnë

Fino: Spo më lë të flas, je shumë i ngarkuar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027590990066528
array(1) { ["section"]=> string(170) "struktuarat-e-ps-nuk-funksionojne-adi-krasta-nxehet-me-bashkim-finon-ia-kthen-qetesisht-socialisti-more-zoteri-jam-une-aty-brenda-apo-je-ti-je-shume-i-ngarkuar-sot-168630" }