Studentë përgatituni! Ju duhen rreth 1 milion lekë për të filluar vitin dhe ka kaq shumë stres... (VËZHGIM)

Publikuar tek: ekonomi, më 14:38 29-09-2016 Studentë përgatituni! Ju duhen rreth 1 milion lekë për të filluar vitin dhe ka kaq shumë stres... (VËZHGIM)

Studentë duhet të përgatiteni për vitin e ri shkollor, si shpirtërisht dhe ekonomikisht, pasi shpenzimet janë kolosale!

Mes stresit se ku do jetojë në shtëpi me qira apo në konvikt, STUDENTI detyrohet të zgjedhë këtë të fundit, detyrohet nga rrethanat, nga mundësitë ekonomike...teksa duhet të përballet me një mënyrë jetese ndryshe nga muret e ngrohta të shtëpisë. 

Në një dhomë me tre shtretër, tre karrige, një tryezë (për të ngrënë, lexuar, hekurosur), një komodinë të ngushtë dhe etazherë (që dhe mund të mos jenë)... E sa i përket banjove duhet të ecesh deri në fund të korridorit. Pastaj, për të mos përmendur oraret e dusheve, që ka raste detyrohesh të lahesh si në kohët primitive diku në një nga banjot e konviktit me një kovë e tas. 

Po çfarë ka ndryshuar në përmirësimin e kushteve përveç taksës që është rritur ndër vite nga 35 mijë lekë në 45 mijë për 10 muaj jetesë pa përfshirë muajt e verës?!
Nejse...një student i përballon këto, por ka dhe më...

Pasi paguan më shumë se 50 mijë lekë (të reja) për gjatë gjithë vitit për një krevat në një dhomë "hajt mo", na del dhe një provim "TOEFL-i" të cilin e marrin të gjithë, por që na qenka bërë KUSHT I DOMOSDOSHEM për të vazhduar masterin dhe e gjitha kjo për të zhvatur studentët duke u marrë dhe 80 euro. Biznes i pastër zhvatje parash!

Nejse studenti prap duron...

E kur fillojnë regjistrimet për shkollë, fillon lodhja e madhe e marrjes së dokumenteve në fakultet për t'i çuar në një zyrë tjetër po brenda fakultetit, vetëm e vetëm për të fituar bankat e noterët ca lekë të tjera nga studentët.

Vërtetim studenti, tarifë regjistrimi, diplomë e noterizuar, vërtetim shëndetësor (pa bërë kontroll, thjesht i jep nje 500 lekësh doktorit), fotografitë etj etj...
Fillon shkolla, tarifa që duhet të paguajnë i vë me shpatulla pas murit...edhe nëse studenti është përpjekur të punojë gjatë verës nuk ka arritur të grumbullojë gjë, por është përpjekur të mbijetojë nē botën e rrëmujshme e tepër individualiste.

Dhe po t'i grumbullosh “fije për pe” të gjitha shpenzimet shkojnë rreth 100 mijë lekë (të reja), duke përjashtuar tarifën e universitetit që është e ndryshme për çdo fakultet.

E kush do t'ia dijë për gjithë këto?!

Askush...askush veç familjes. E ç'po bën shteti për t'i mbështetur sadopak këto studentë?! Asgjë. Asgjë se Shqipëria jonë është kokë e këmbë përtokë, në çdo aspekt.

Kryebashkiaku Veliaj inaguroi një konvikt me kushte “moderne”. A i ka vizituar kryebashkiaku konviktet e “Qyteti Studenti”? Po me çfarë ngrohen dimrit studentët, është interesuar ndonjëherë ai apo gjithë qeveritarët e tjerë?

Kaloriferët që janë instaluar prej vitesh nuk janë vënë kurrë në punë. E studentët nën jorgan mësojnë për të shkuar të nesërmen në shkollë. Për të mos përmendur abonetë e studentëve që numërohen me gishta.

Shqipëria jonë është kokë e këmbë përtokë, në çdo aspekt. Prandaj sytë e rinisë janë në drejtim të perëndimit...Një perëndim që për shumë prej nesh nuk do preket...por rinia duron dhe ecën para sepse shpirti i tyre është luftarak.... studentë të varfër e të pasur shpirtërisht.../ Xhuliana Jakimi-NEWSBOMB.AL

 

 

 konvikt4ok.jpgkonvikt3ok.jpgkonvikt2ok.jpgkonviktok.jpgkonvikt7ok.jpgkonvikt5ok.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023348093032837
array(1) { ["section"]=> string(107) "studente-pergatituni-ju-duhen-rreth-1-milion-leke-per-te-filluar-vitin-dhe-ka-kaq-shume-stres-vezhgim-54505" }