Studentët e drejtësisë kërkojnë drejtësi, nesër homazhe për Arielën

Publikuar tek: aktualitet, më 20:15 22-01-2018 Studentët e drejtësisë kërkojnë drejtësi, nesër homazhe për Arielën

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë do të marshojnë nesër për vrasjen e shoqes së tyre Ariela Murati.

Marshimi i heshtur do të nisë në orën 10.00 të paradites nga fakulteti i tyre e deri në vendin ku u vra Ariela.

Lajmi është bërë me dije nga pedagogu i UD Erlis Hereni. Ariela Murati ishte studente ekselence në këtë fakultet. Ajo u vra mesditën e djeshme nga Aldison Belulaj përpara Fakultetit të Mjeksisë në Tiranë. Vrasja e saj tronditi mbarë opinionin publik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031678199768066
array(1) { ["section"]=> string(73) "studentet-e-drejtesise-kerkojne-drejtesi-neser-homazhe-per-arielen-107539" }