Studentët e Ekonomikut 'përplasen' me Policinë, nuk lejohen të ...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:30 05-01-2019 Studentët e Ekonomikut 'përplasen' me Policinë, nuk lejohen të ...

Disa prej studentëve të Fakultetit të Ekonomisë në UT janë konfrontuar pak më parë me policinë.

Mësohet se studentët kanë shkuar pranë Fakultetit të tyre për të zhvilluar një mbledhje dhe për të vendosur se si do të veprojnë në protestën e 7 janarit përpara Kryeministrisë. Por teksa studentët kanë shkuar pranë godinës janë ndaluar nga policia dhe nuk janë lejuar të hyjnë brenda, ndërkohë që disa prej tyre kanë mundur të kalojnë nga kangjëllat.

Një prej studentëve, në një lidhje telefonike me News 24 është shprehur se do të qëndrojnë edhe gjatë natës pranë Fakultetit derisa të lejohen të hyjnë, ose në të kundërt kanë kërkuar largimin e Dhori Kules nga posti i dekanit.

Kujtojmë se të hënën, më 7 janar, studentët kanë paralajmëruar protestë madhështore përpara Kryeministrisë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vettingu: Komisionerët më të ‘ashpër’ dhe më ‘liberalë’ (LISTA ME EMRA)
Mosdekretimi i Gent Cakajt, Demalia: Meta bëri mirë, Rama po të donte emëronte Veton Surroin, jo një kalama »
Article Logic
Execution time: 0.013208150863647
array(1) { ["section"]=> string(66) "studentet-e-ekonomikut-perplasen-me-policine-nuk-lejohen-te-147637" }