Prej 7 janarit protesta e studentëve u zhvendos nga sheshi para Kryeministrisë në ambjentet e brendshme të fakulteteve.
Grupe studentësh gjatë kësaj kohe kanë bojkotuar mësimin, duke u ngujuar në auditore.
Mirëpo, një pjesë tjetër nuk mbështesin këtë nismë. Me anë të një letre drejtuar rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni disa studentë të Fakultetit të Drejtësisë kërkojnë të nisë normalisht procesi mësimor.
Studentët në letrën e tyre, argumentojnë ndër të tjera se kjo kërkesë për rektorin vjen pasi po afrohet sezoni i provimeve dhe duan rikthimin e procesit të rregullt mësimor.
Më poshtë kërkesa e plotë: