Të 40 studentët e mjekësisë së përgjithshme dhe infermierisë kanë kaluar dje natën në kushte të vështira. Ata thonë se nuk do t’I japin fund grevës së urisë, pa u plotësuar kërkesat që kanë të bëjnë me uljen e tarifave të larta, pas transferimit nga private tek publiku.Njëri prej tyre është shoqëruar në spital, pas shqetësimeve shëndetësore shfaqur me dobësi fizike.